Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Presheva dëshiron vëmendje në dialog

 
   

Për Luginën e Preshevës u diskutua edhe në Bruksel.

Kjo për shkak se Kosova në disa raste ka kërkuar që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të jenë një nga temat e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë kërkesë e kanë mirëpritur përfaqësuesit shqiptarë në shtetin serb.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, renditë arsyet se përse në Bruksel duhet të flitet edhe për Luginën.

E se faktori ndërkombëtar duhet të jetë më kritik ndaj Serbisë, ka kërkuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Rexhepi thote se kjo kërkesë e Kosovës të realizohet dhe të diskutohet pozita e shqiptarëvë në Luginë.

Nga ekzekutivi kosovar thonë se shqiptarët atje janë minoriteti më i shtypur në Evropë.

“Po kalojmë nga pasivizimi i adresave, mospërfshirja e tyre në jetën shoqërore e publike e diskriminimi i vazhdueshëm, tashmë në një nivel tjetër. Ka disa muaj që Serbia ka bllokuar fondet nga Republika e Kosovës në ndihmë të bujqve e fermerëve të Luginës. Këtë çështje e ka ngritur zëvendëskryeministri Bislimi në takimin e fundit në Bruksel me emisarin Peter Sorensen, nga i cili ka kërkuar ta trajtojë këtë çështje dhe të kërkojë nga Serbia zhbllokimin e fondeve”, tha këshilltari i zëvendëskryeministrit në detyrë, Klisman Kadriu.

Kërkesën e palës kosovare që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e bisedimeve, nuk e kanë mirëpritur përfaqësuesit e Serbisë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre e për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq ka thënë se nuk kjo temë nuk është e përshirë në dialog dhe e njëjta do të qëndrojë jashtë diskutimeve.