Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haziri: LDK-ja s’ka problem me Haxhiun, por me procesin

 
   

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se ky subjekt politik asnjëherë nuk ka thënë se Albulena Haxhiu është e papranueshme për kryeparlamentare.

Haziri, ka theksuar se LDK-ja ka problem me procesin dhe krijimin e shumicës e jo me emrin e përveçëm.

“Asnjëherë LDK-ja nuk ka thënë se Albulena Haxhiu është e papranueshme. LDK-ja ka thënë se nuk ka problem me emrin e përveçëm, ne kemi problem me procesin. Është e drejtë e fituar që Vetëvendosja me e propozu kandidatin nga rradhët e partisë së tyre ose partnerëve të tyre është çështje që ata e zgjedhin çfarëdo emri. Por ata duhet gjithmonë të mendojnë a është emri i cili merr shumicë.

Duhet me ia siguru shumicën se nuk është e mjaftueshme vetëm me e propozu dikënd se  duhet me e propozu edhe me e zgjedh e mes propozimit edhe zgjedhjes ka hyrë një det i tërë sepse nuk po arrijnë ta krijojnë shumicën. Edhe njëherë po e  nënvizoj se LDK-ja nuk e ka problem emrin e përveçëm se mundet me u ndërru nesër ose pasnesër, por te LDK-ja ka qenë parimore që zgjedhja e kryetarit nuk është procedurale është politike është përfaqësuesi më i lartë i Kushtetutës edhe vendit tonë atëherë bëj marrëveshje me dikë krijo shumicë edhe zgjidhe kryetaren a kryetarin”, ka thënë Haziri.