Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria në bashkëpunim me doganën arreston një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

 
   

Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i pozitës” apo autoritetit zyrtar” dhe “përvetësimi në detyrë”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale  ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’’  bazuar nga neni  414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ në bazë të nenit 418 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria shtoi se personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik”.