Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 25-vjeçari nga Kosova

Një shtetas kosovar është arrestuar në hyrje të Shqipërisë nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, raporton Top Channel.

25 vjeçari, Sh.M është vënë në pranga si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht.

Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).

Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi.