Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryeziu: Bllokimi i institucioneve është pasojë e mosmarrëveshjeve politike

 
   

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar në emisionin “Info Plus” se situata aktuale e bllokimit institucional është pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive politike, dhe jo e ndonjë pengese ligjore apo kushtetuese.

“Kjo është pasojë e mosmarrëveshjeve politike mes forcave politike të Kosovës. Nuk ka pengesa as ligjore, as kushtetuese, e as nga aktet nënligjore siç është rregullorja e Kuvendit,” tha Kryeziu.

Ai theksoi se kjo situatë e pazakontë nuk është paraparë gjatë hartimit të Kushtetutës dhe e cilësoi atë si absurde.

“Nuk është as demokratike e as politike, por është një moment që nuk ka ndodh asnjëherë në praktikat parlamentare të Republikës së Kosovës,” shtoi ai.