
Deputeti i betuar i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “DPT te Fidani” , foli rreth ministrave në detyrë të Qeverisë Kurti, dhe ‘vizitat’ e tyre në Prokurori.
Sipas Behramit, ish-ministriat e Albin Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori sesa në seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Paramendone, ish-ministrat e Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori sesa në seancat plenare që janë çdo 48 orë.
Kjo tregon për nivelin e krimit dhe të korrupsionit që ka pasur në qeverisjen e kaluar”, u shpreh Behrami.