Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Smajljaj thotë se ndërkombëtarët nuk janë të pajtimit të ndërtohen urat e reja mbi lumin Ibër

 
   

Politologu, Avdi Smajljaj ka deklaruar se Urat ndihmojnë integrimin e qytetarëve, pasi që Kosova ka për obligim që t’i integroj të gjithë qytetarët në institucione në jetën shoqërore dhe politike.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, Smajljaj thotë se komuniteti ndërkombëtar nuk janë të pajtimit që të ndërtohen urat e reja mbi lumin Ibër.

“Urat ndihmojnë integrimin e qytetarëve, shteti i Kosovës ka për obligim që t’i integroj të gjithë qytetarët e vetë në institucione në jetën shoqërore, politike dhe urat i shërbejnë kësaj fryme dhe këtij obligimi që ka shteti i Kosovës. Këto ura duhet të shihen edhe nga komuniteti ndërkombëtar, infrastrukturë, logjistikë e cila i shërben rritjes ose intensitetit të bashkëveprimit në mes të qytetarëve që është e domosdoshme edhe për qytetarët që jetojnë aty dhe për komunat.

Ne e kemi parë që kur ka pas përpjekje që të hapet Ura, kemi parë rolin e komunitetit ndërkombëtar që njëfarë mënyre nuk ka qenë e pajtimit dhe besoj që këto institucione duhet ta shtojnë intensitetin e punës së vetë. Kosova dhe shumë qytetarë që jetojnë atje kanë kaluar një kohë të gjatë dhe kanë nevojë që t’i kthehen normalitetit”, ka deklaruar ai.