Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfshihen nga zjarri dy vetura në ‘Bregun e Diellit’ në Prishtinë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, në lagjen “Bregu i Diellit”.

Raportohet se dy vetura janë përfshirë nga zjarri.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar apo shkaqet që kanë dërguar deri te ky incident.

Zjarrfikësat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po meren me rastin.