Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“E rrahën para disa javëve”, gjuhet me armë zjarri shtëpia e Liridon Osmanit në Vushtrri

 
   

Para pak orësh, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth rastit.

Deri më tani, media nuk ka marrë përgjigje nga policia nëse është arrestuar ndonjë person i dyshuar.

Liridon Osmani është qytetari i cili para pak javësh ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të maskuar, derisa ishte duke dërguar vajzën e tij në çerdhe.