Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngjela: SHBA goditi tre centrale bërthamore në Iran, lufta mund të jetë e shkurtër

 
   

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se SHBA ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj tre centraleve bërthamore në Iran – Fordow, Isfahan dhe Natanz – duke e cilësuar këtë si hyrje të qartë në luftë.

Sipas tij, kjo tregon se përballja mund të jetë e shkurtër dhe se forca amerikane po shtyn drejt një paqeje të mundshme. Ngjela shpreh besimin se pas këtyre goditjeve, Irani mund të pranojë bisedimet.

Shkrimi i plotë:

SHBA-të kanë goditur tre centrale bërthamore kryesore në Iran, tha Presidenti Donald Trump të shtunën në mbrëmje. Vendet janë Fordow, Isfahan dhe Natanz, të cilat ndodhen në zemër të ambicieve bërthamore të Iranit.

Kjo ishte një ngjarje e madhe e cila na tregoi se Amerika hyri në luftë me Iranin.

Por kjo tregon se koha e luftës kundër Iranit do të jetë shumë e shkurtër në zgjatjen e saj.

Ishin tre bombardime cilësore në qendrat bërthamore të Iranit.

Fakti që Amerika ndërhyri në këtë luftë; pushimi i saj është tashmë i sigurt.

Të shohim rrjedhojën e bombardimeve amerikanë në tre centralet bërthamë të Iranit, se çfarë kjo do të sjellë.

Shenjat janë se Irani, pas kësaj, do të pranojë të ulet në bisedime.

Le të presin ditën e sotme çfarë do të sjellë; sepse bota është nën shqetësimin e një lufte e cila mund të kthehet edhe në një luftë bërthamore.

Por duhet të theksojmë se, përderisa Amerika hyri në lëtë luftë, paqja po shkon drejt sigurisë.

Paqja në një luftë vjen nga forca; dhe forca mbrëmë u ushtruar nga Amerika

Shpresat logjike janë se, pikërisht këtu, do të kemi Shenjat e forta të kthimit të kësaj lufte të rrezikshme drejt armëpushimit të palëve.

Të shohim…