Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shefi i OKB-së reagon pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj tri centraleve bërthamore të Iranit, të dielën në mëngjes.

Gutierrez ka thënë se ishte “thellësisht i alarmuar” nga sulmi i SHBA-së ndaj Iranit duke bërë thirrje për paqe dhe duke paralajmëruar kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në rajonin e trazuar.

“Jam thellësisht i alarmuar nga përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit sot. Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që është tashmë në prag të trazirave – dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, shkruan CNN.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së të ulin tensionet, sipas detyrimeve të tyre ndaj kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia”, është shprehur ai.