
Ramadani: Fordow, centrali më i mbrojtur bërthamor i Iranit, është zhdukur
Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas raportimeve për shkatërrimin e centralit bërthamor Fordow nga SHBA.
Ai tha se Fordow, i ndërtuar në fshehtësi nën 90 metra shkëmb dhe me vlerë 1.7 miliardë dollarë, ishte simbol i ambicieve bërthamore të Iranit.
Sipas Ramadanit, zhdukja e tij përbën një nga goditjet më të mëdha ndaj programit bërthamor iranian.
Postimi i plotë:
Rrnoftë 🇺🇸
Ngushëllime Serbisë, Rusisë, Kinës, Koresë Veriore, Kubës, Venezuelës e të ngjashmëve!
#Fordow nuk ishte thjesht një tjetër central bërthamor. Ishte më i mbrojturi i Iranit.
Tash është zhdukur!
I ndërtuar në fshehtësi duke filluar në vitin 2006, i është dashur gjashtë vjet për t’u përfunduar dhe u bë aktiv në vitin 2012.
I ndërtuar nën 90 metra shkëmb, ishte bërë për t’i mbijetuar sulmeve ajrore dhe madje edhe bombave që shkatërronin bunkerët. Stacioni kushtoi deri në 1.7 miliardë dollarë.
Tani është zhdukur. Kjo është një nga goditjet më të mëdha për programin bërthamor të Iranit.