Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: Shqipëria qëndron fuqishëm pas përpjekjeve të Trump për të parandaluar regjimin në Teheran

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar lidhur me sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj caqeve bërthamore të Iranit.

Ai ka dhënë mbështetje ShBA-së dhe presidentit të saj, për siç ka thënë ai ndaljen e regjimit në Iran.

“Si një komb që ka dalë nga humnera e një regjimi ateokratik brutal, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria qëndron fuqishëm pas përpjekjeve të sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar regjimin teokratik në Teheran që të zotërojë ndonjëherë armë bërthamore”, ka shkruar Rama në X.

Për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duke i dhënë gjithashtu mbështetje.

Trump: Sulmet në Iran, sukses spektakolar ushtarak

 

Tags: