
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se ditëve në vijim Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë për ndryshimin e formës së votimit të kryekuvendarit.
Haradinaj pas dështimit për herë të 36-të konstituimit të Kuvendit, tha se pas këtij vendimit të kushtetueses do të shohin sesi do të veprojnë tutje.
“Shpresojmë që këto ditë do të vjen përgjigja e Gjykatës Kushtetuese në adresimin që ia kemi bërë. Po presim këtë vendim për të parë sesi me vepru më tutje. Jemi në ditët e fundit dhe po shpresojmë që hap rrugë për me shku përpara…
Po besoj se është e palogjikshme që një kandidatë me kandidu dhjetëra herë.
Jam i bindur se gjykata do të reflektojë në këtë pjesë, po ashtu edhe te procedura e votimit pasi është votuar me votë të hapur kandidatja në fjalë dhe ka dështuar”, tha ai.