Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komiteti i BE-së për aspektet e menaxhimit të krizave e vizitoi EULEX-in

 
   

Përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të BE-së në Komitetin për Aspektet Civile të Menaxhimit të Krizave (CivCom) me seli në Bruksel, së bashku me zyrtarë nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), e vizituan Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Njoftimi:

“Gjatë qëndrimit të tyre, delegacioni dëgjoi drejtpërdrejt nga një gamë e gjerë bashkëbiseduesish — si brenda EULEX-it ashtu edhe nga partnerët e këtij Misioni në Kosovë, duke përfituar njohuri të thelluara mbi strukturën e Misionit, zbatimin e mandatit, si dhe situatën e sigurisë dhe gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë”.

Në Prishtinë, delegatët u mirëpritën nga Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, i cili e prezantoi sfondin kompleks operacional në të cilin operon Misioni, ‘duke i theksuar prioritetet dhe sfidat e EULEX-it, të cilat kërkojnë një Mision që është i aftë për t’u përshtatur dhe përgjigjur me shpejtësi, gjithmonë bazuar në realitetin në terren, për të qenë në gjendje të sjellë ndikim pozitiv për institucionet dhe popullatën e Kosovës”, njofton EULEX.