Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

22 orë torturë, 2 gjumë – Dëshmia që trondit nga burgjet e Jugosllavisë

 
   

Naser Krasniqi, i burgosur politik përgjatë regjimit jugosllav në Kosovë, në intervistë eksluzive rrëfeu vështirësitë me të cilat u përballën shqiptarët gjatë asaj kohe.

Në detaje, Krasniqi tregoi edhe ballafaqimin me torturat prej më të rëndave me të cilat u përball vet ai.

Për një javë rresht, ai merrej në pyetje për 22 orë në ditje.

“Aq shumë presion të madh kanë bërë në mua, tek unë e kanë përdorur metodën e pagjumësisë. 22 orë më kanë marrë në pyetje,  2 orë më kanë qu me flejtë. Ata janë ndërruar çdo dy orë, personeli i sigurië e unë i njëjti kam ndejt 22 orë. Një javë ka zgjat kjo procedurë, 22 orë në pyetje, 2 orë më kanë qu me flejtë, edhe aty e kam pas një ushtar këtu, një aty tek koka. Pyetjet nuk i kisha problem se ishin të lehta mirëpo personi që më pyetke për Turqi, ai ka qenë i rangut të lartë, ishte serb”, tha ai.