Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zemaj: LDK-ja për momentin është e fokusuar te zgjedhjet lokale

 
   

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se ky subjekt politik aktualisht është i fokusuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Zemaj është shprehur se LDK-ja veçse ka filluar përgatitjet e saj për këto zgjedhje, por që sipas tij nuk do t’i anashkalojë as ato qendrore nëse vijnë.

Megjithatë, sipas Zemajt një vend si Kosova nuk është i gatshëm t’i mbajë dy palë zgjedhje brenda vitit për shkak të efikasitetit dhe ngarkesës së qytetarëve.

Ne nuk e shohim edhe në aspektin e efikasitetit por edhe të ngarkesës që është për qytetarët e vendit, edhe trajtimit, edhe ndarjes së pushtetit se është ndërtuar njëfarë sistemi i mirë i organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ky është njëfarë interferimi në pushtetin lokal dhe në agjendat lokale që së paku e kanë ruajtur një kontinuitet në shumë komuna të zhvillimit korrekt edhe pse kemi pas ndërhyrje të qeverisë aty ku nuk e ka pasur pushtetin. Lidhja Demokratike e Kosovës është e fokusur për momentin te zgjedhjet lokale. Ne veç kemi filluar dhe jemi në përgatitje e sipër por nuk i anashkalojmë edhe përgatitjet për zgjedhjet qendrore nëse paraqitet nevoja”, ka thënë Zemaj.