Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Subjekt i zhytur në mllef dhe inat”, Jeta Statovci akuza të rënda ndaj LDK-së, pas refuzimeve për koalicion me VV-në

 
   

Deputetja e koalicionit LVV-GUXO-Alternativa, Jeta Statovci, ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pas refuzimeve të njëpasnjëshme që kjo parti i bëri Vetëvendosjes për një koalicion qeverisës. 

Statovci ka thënë se LDK-ja i ka refuzuar të gjitha alternativat për qeverisje edhe me VV-në edhe me ish-opozitën, për shkak të pakënaqësive që ka nga rezultati i zgjedhjeve.

“Unë shoh një subjekt të zhytur në mllef dhe inat dhe ketë e ka nga procesi zgjedhor dhe rezultatet e dobëta të cilat i ka marrë, sepse nuk ka arritur të prodhojë asnjë alternativë dhe kauzë të vetme politike dhe për shkak të këtij rezultati tenton të refuzojë gjithçka”, ka thënë Statovci.