Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti njofton se Faton Peci do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës së jugut

 
   

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci do të jetë kandidati i koalicionit LVV, Guxo dhe Alternativa për kryetar të Mitrovicës së jugut në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

“Të gjithë e njohin si ministri më i suksesshëm i Bujqësisë. Bashkëpunëtor shembullor në koalicionin tonë qeverisës, ministër i jashtëzakonshëm në qeverisje, Faton Peci, bashkëkryetari i Partisë Guxo është i nominuar për kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së jugut në zgjedhjet e 12 tetorit dhe e ka mbështetjen tonë të plotë. 

Fatoni e donë shumë Mitrovicën e tij, e ai i duhet Mitrovicës sonë. Sot është ministër në detyrë. Në vjeshtë, Faton Peci do të jetë kryetar në krye të detyrës”, ka shkruar Kurti.