Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kraki kritik ndaj aktgjykimit të Kushtetueses: Duhej të ishte më preciz, ka hapësirë për interpretime të shumëfishta

 
   

Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke e konsideruar të mangët në precizitet.

Kraki ka theksuar se Gjykata Kushtetuese kishte rastin të ishte më e prerë dhe më e saktë në interpretimin që lidhet me konstituimin e Kuvendit, për të shmangur interpretimet e shumëfishta.

“Jo unë por edhe grupi, po flas edhe ne emër të grupit. Ne mendojmë që Gjykata Kushtetuese kishte rastin që të jetë edhe me precize, që të mos krijojë hapësirë, siç po e shohim edhe sonte, për interpretime të dyfishta e trefishta.

Të mos krijoj mundësi që në zgjedhjet pas katër vjetësh apo tetë vjetëve të krijohen situata të tilla”, ka thënë Kraki në Debat Plus.