Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan.

Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./euronews.al