Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rreziku nga dielli – IKShPK rekomandon masa mbrojtëse

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë një apel të rëndësishëm për qytetarët lidhur me rreziqet që sjell ekspozimi ndaj rrezatimit ultraviolet (UV), duke theksuar se çdo vit në botë regjistrohen mbi 1.5 milion raste të kancerit të lëkurës si pasojë e ekspozimit në diell.

Në njoftimin zyrtar, IKShPK rekomandon masa të thjeshta, por shumë të rëndësishme për mbrojtjen nga dielli:

Qëndroni në hije, sidomos gjatë orëve të pikut të rrezatimit (10:00–16:00)

Vishni rroba mbrojtëse, syze dielli dhe kapelë

Përdorni krem kundër diellit me faktor mbrojtës SPF 30 ose më të lartë dhe riaplikoni çdo dy orë

IKShPK nënvizon rëndësinë e vetëdijesimit për mbrojtjen nga dielli, sidomos gjatë muajve të verës, për të parandaluar problemet afatgjata me shëndetin e lëkurës dhe për të ulur rrezikun nga kanceri i lëkurës.