
Pesëdhjetë e dy (52) organizata të shoqërisë civile në vend kanë reaguar të hënën me shqetësim të thellë për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur ‘bllokadë institucionale’ procesin e konstituimit dhe si cenim të rendit demokratik.
Në reagimin e përbashkët të këtyrë organizatave të shoqwrisw civile, thuhet se Kvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe bazamenti i demokracisë parlamentare.
“Përmes tij, themelohen institucionet e tjera të vendit dhe garantohen parimet kushtetuese të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. Prej më shumë se dy muaj e gjysmë, vendi qëndron pa një Kuvend të konstituuar. Ky vakum institucional ka penguar miratimin e ligjeve, mbikëqyrjen demokratike të Qeverisë dhe trajtimin e çështjeve urgjente që prekin jetën e qytetarëve”, thuhet në reagim.
a𝑨𝒌𝒕𝒈𝒋𝒚𝒌𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝑮𝒋𝒚𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝑲𝒖𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒖𝒆𝒔𝒆 𝒓𝒊𝒌𝒕𝒉𝒆𝒏 𝒒𝒂𝒓𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒏𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂𝒍𝒆
Sipas këtyre organziatave, në këtë kontekst, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 26 qershor 2025 (rasti KO124/25) ishte një ndërhyrje e domosdoshme për të adresuar paqartësitë procedurale dhe për të përcaktuar qartë kufijtë kushtetues dhe rregullat e konstituimit të Kuvendit.
“Gjykata ritheksoi se kjo procedurë është e sanksionuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit, dhe praktikat parlamentare të konsoliduara ndër vite – dhe çdo devijim nga to përbën shkelje të rendit kushtetues. Gjykata theksoi se partia fituese e zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por kjo e drejtë nuk është absolute – ajo është e lidhur ngushtë me detyrimin për të ndërtuar shumicë përmes bashkëpunimit me grupet tjera parlamentare, thuhet në reagim.
𝑫𝒆𝒗𝒊𝒋𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝑲𝒓𝒚𝒆𝒔𝒖𝒆𝒔𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒆𝒂𝒏𝒄𝒆̈𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒊𝒏𝒔𝒕𝒓𝒖𝒎𝒆𝒏𝒕𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒕𝒊𝒌
Sipas reagimit, takimi i datës 8 prill 2025, i mbajtur mes Kryetarit të Kuvendit të legjislaturës së kaluar dhe përfaqësuesve të partive politike, ka shërbyer si bazë për përgatitjen e seancës konstituive. Më tej thuhet se ai përcaktoi qartë rendin e ditës dhe nuk parashihte votim të fshehtë. Çdo veprim në kundërshtim me këtë marrëveshje është jokushtetuese, dhe si e tillë përbën shkelje të parimeve të besimit të ndërsjellë dhe të praktikës parlamentare.
“Megjithatë, z. Avni Dehari, si Kryesues i seancës, ka devijuar nga rendi i dakorduar, ka shtyrë procedurat, ka propozuar një komision për votim të fshehtë pa bazë ligjore dhe ka lejuar përbërjen e tij pa përfaqësim adekuat të partive të tjera parlamentare. Kjo përbën një ndërhyrje të papranueshme në procedurën e konstituimit të Kuvendit, si dhe është cenuar parimi i përfaqësimit të drejtë parlamentar, duke e shndërruar këtë proces në një veprim njëpartiak dhe jo-konsensual”, thuhet në reagim.
𝑩𝒍𝒍𝒐𝒌𝒂𝒅𝒂 𝒑𝒐 𝒕𝒉𝒆𝒍𝒍𝒐𝒉𝒆𝒕
Po ashtu sipas njoftimit, më datë 28 qershor 2025, në vazhdimin e seancës konstituive, u shkel qartazi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Përmes instrumentalizimit të Kryesuesit, Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që po refuzon bashkëpunimin, por po zvarrit qëllimisht procesin për të imponuar një zgjidhje të njëanshme – veprim ky drejtpërdrejt kundërkushtetues.
“Janë tashmë 39 tentime të dështuara për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – 39 herë që seanca është kthyer në skenë të manipulimit procedural dhe të interesave të ngushta partiake e personale, për shkak të një qasje obstruksioniste. Deputetëve po u mohohet e drejta për të ushtruar funksionin e tyre, ndërsa qytetarët po mbeten pa përfaqësim funksional”.
𝑻𝒉𝒊𝒓𝒓𝒋𝒆 𝒑𝒆̈𝒓 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒆𝒈𝒋𝒆̈𝒔𝒊 𝒅𝒉𝒆 𝒓𝒊𝒌𝒕𝒉𝒊𝒎 𝒕𝒆̈ 𝒇𝒖𝒏𝒌𝒔𝒊𝒐𝒏𝒂𝒍𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕
Në reagim thuhet po ashtu se Kuvendi nuk është pronë e askujt. Ai nuk mund të mbahet peng nga vullneti i një subjekti të vetëm politik. Demokracia kërkon funksionim, respekt të procedurave, dhe vullnet për kompromis.
“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike, e në veçanti partisë fituese, që të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese dhe të mundësojnë zhbllokimin e procesit. Kuvendi duhet të kthehet në funksion – për të miratuar ligje, për të mbikëqyrur qeverinë dhe për të përfaqësuar interesin qytetar”, thuhet në reagim.
𝑶𝙧𝒈𝙖𝒏𝙞𝒛𝙖𝒕𝙖𝒕 𝒎𝙗𝒆̈𝙨𝒉𝙩𝒆𝙩𝒆̈𝙨𝒆 (𝙧𝒆𝙣𝒅𝙞𝒕𝙟𝒂 𝒔𝙞𝒑𝙖𝒔 𝒂𝙡𝒇𝙖𝒃𝙚𝒕𝙞𝒕):
Advocacy Training & Resource Center (ATRC)
Asociacioni i Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës (AMPEK)
Balkan Green Foundation (BGF)
CEL Kosova
Center for Eduction and Community Development-Friends
Community Building Mitrovica (CBM)
Community Development Fund (CDF)
Democracy Plus (D+)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Fondacioni Lumbardhi
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
GERMIN
Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG)
Hyjneshat
Iniciativa për Progres (INPO)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti Edutask
Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti Sekhmet
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF
Kosovar Youth Council
K-Ë4Ë
Leadership Development Association Europe
Lëvizja FOL
Neë Social Initiative (NSI)
NGO AKTIV
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë
OJQ Activism Roots
OJQ EC Ma Ndryshe
OJQ EcoZ
OJQ Gjethi
OJQ Politeia
OJQ PONTIS
OJQ Pishtarët
Organizata ÇOHU!
Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)
Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA)
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
Qendra Sociale SËOK Kosova
QIKA
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
Rrjeti i OJQ-ve AVONET
Rrjeti Qeliza
SHL – Kosova
Syri i Vizionit