Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i LVV: Nëse në votim të fshehtë, Haxhiu nuk merr 61 vota, ne japim një emër tjetër

 
   

Deputeti i LVV, Arbër Rexhaj në një intervistë, u shpreh se LVV ka bërë kompromisin e parë duke thënë se nëse në votim të fshehtë, zonja Haxhiu nuk i merr 61 vota atëherë LVV do japë një emër tjetër.

Rexhaj: Kryeministri Kurti ka ftuar për të dytën herë liderët e subjekteve të tjera, pra Lidhjen Demokratike, Partinë Demokratike, Aleancën dhe subjekte të tjera.

Në takim është diskutuar për mundësinë e votimit të kryetares ose të kryetarit të Kuvendit.

Mirëpo pavarësisht aktgjykimit i cili thotë pra kryesuesi i seancës nuk ka bërë asnjë shkelje.

Dhe së dyti votimi i fshehtë nuk është kundër kushtetues.

Ne sigurisht kemi bërë kompromisin e parë duke thënë se nëse në votim të fshehtë zonja Haxhiu nuk i merr 61 vota, ne japim një emër tjetër.

Po ashtu kemi vërejtur që subjekte të tjera me ngulm qysh prej fillimit të jetës parlamentare të këtij sesioni kanë patur për qëllim bllokimin.