
Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së partisë Vetëvendosja, ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin”, ku foli për “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.
Tashmë 39 përpjekje për knstituimin e kuvendit të Kosovës kanë dështuar, pasi deputetët nuk e kanë miratuar Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit e propozuar nga Vetëvendosja.
“Përgjegjësia duhet të gjendet te deputetët. Rexzultati është i qartë. Ne kemi një forcë të parë dhe nuk kemi një forcë të dytë që të jetë shumë afër të parës që të ketë diskutime. Dy forcat e tjera janë më pak se gjysma e Vetëvendosjes. Në këtë situatë për shkak edhe të precedentëve e që janë në Kosovë dhe të vendimeve që janë marrë në Gjykatën kushtetuese, forca e parë ka të drejtën ekskluzive për të propozuar kryetar për kuvendin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon afate për këtë gjë.
Vetëvendosja hyri në zgjedhje me idenë që do e formonte qeverinë vetëm. U propozua kandidati nga ana e Vetëvendosjes, nuk u votua, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës, i vendosur atje për shkak të moshës, propozoi ndërrimin e metodës edhe propozoi votimin e fshehtë. 6 herë është votuar Albulena Haxhiu, pjesa tjetër ka qenë dështim i votimit të fshehtë. Kushtetuesja ka lënë 30 afat kohë, por nuk ka thënë se çfarë ndodh nëse konstituimi nuk arrihet”,-tha Zaimi.