Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nisin punimet për dy ura të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë – Kurti: Do të jenë 37 ura në Kosovë këtë vjeshtë

 
   

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës, duke e çuar në 37 numrin e urave në territorin e Kosovës përgjatë këtij lumi.

Njëra nga urat do të jetë për automjete dhe këmbësorë, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, ndërsa ura tjetër do të jetë ekskluzivisht për këmbësorë, me gjatësi 41 metra dhe gjerësi 3 metra.

Projekti është rezultat i një memorandumi bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të Mitrovicës. Vlera e përgjithshme e investimit arrin pothuajse 3 milionë euro.

Postimi i plotë:

77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë.

Njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, nga të cilat 3 janë trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët). Ura tjetër, që do të shërbejë vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 sosh. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove.

Urime, punime të mbara, e gëzuar!