
Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka ironizuar me shefin e te ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke i dekonstruktuar deklaratat e tij me sloganet e Orwell-it në veprën “1984”.
Sipas Fetoshit, edhe vetë Orwell-i do t’ia kishte zili fjalisë “Kurti po e rrezikon paqen duke ndërtuar ura”, për një kapitull të ri në kryeveprën e tij.
Mirëpo, ka shkruar më tutje ai, Petkoviq dhe shefat e tij në Beograd nuk e mësojnë Orwell-in si paralajmërim, por si manual për manipulim.
Duke perifrazuar sloganin e Vëllait të Madh, Fetoshi e ka dekonstruktuar reagimin e Petkoviqit si “lufta është paqe, ndërtimi është dhunë dhe ura është kërcënim”, gjë që sipas tij, paralajmëron rrezikun e politikës së rikthyer hegjemoniste në Ballkan.
Prandaj, shprehet në fund drejtori i “Octopus”, emisari Sorensen duhet t’i kërkojë Petkoviqit që ta lexojë Orwell-in me sytë e parimeve dhe vlerave të BE-së.