97
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos shfrytëzojnë vizën turistike për udhëtimet me qëllim kryesor lindjen e fëmijës në SHBA.
Sipas ambasadës, përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar me synimin e vetëm për të lindur dhe përfitimin e shtetësisë amerikane për fëmijën është i ndaluar dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.
“Oficerët konsullorë të ShBA-së do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është të lindni fëmijën tuaj në Shtetet e Bashkuara për të fituar shtetësinë amerikane. Kjo është e ndaluar”, thekson Ambasada Amerikane në Tiranë.
Qytetarët këshillohen të respektojnë rregullat dhe të mos keqpërdorin vizat turistike për qëllime të tilla, në mënyrë që të shmangen probleme gjatë aplikimit për vizë.
Ambasada e Shteteve të BashkuaraVizë turistike