Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti për konstituimin e Kuvendit: Unë kam shpresë, por nuk mund të them që kam shumë shpresë

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se takimi me Presidenten Vjosa Osmani ka qenë i hapur dhe fokusuar në krizën politike që po mban vendin të bllokuar që nga 19 prilli.

“Takimi me Vjosën ka shkuar mirë, sepse diskutuam të gjitha temat lidhur me moskonstituimin e Kuvendit që nga 19 prilli. Është një konstatim i përbashkët se koha është e kufizuar – nuk kemi më shumë se tri javë. Më herët është më mirë, më vonë nuk mundet. Kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që deri në fund të korrikut gjithçka duhet të përfundojë. Presidentja ka shprehur brengat e saj”, tha Kurti.

Ai po ashtu njoftoi se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëvizje konkrete drejt zgjidhjes, duke përmendur takimet e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.

“Haxhiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për votim të dyfishtë, pasi nuk është kandidate. Në takimin e së shtunës kam ftuar të biem dakord për një pako për përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Nëse nuk preferoni votim të fshehtë, dërgoni përfaqësuesit tuaj dhe kthehemi te vota e hapur”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në detyrë shprehu një dozë shprese për zgjidhjen e krizës, por paralajmëroi vështirësi për shkak të interpretimeve të gabuara të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga opozita.

“Kam shpresë, por jo shumë, për shkak të leximeve të ndryshme dhe të gabuara që po i bëhen aktgjykimit nga ana e tyre”, përfundoi ai.