Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Veprimtari nga Amerika kritikon opozitën: “Serbit i lëshoj pe, vëllait ia quan fitoren disfatë”

 
   

Veprimtari dhe analisti Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së opozitës në Kosovë, duke i akuzuar për qëndrime të dyfishta dhe mungesë të sinqeritetit në raport me zhvillimet politike dhe kombëtare.

Në një deklaratë të shkurtër, por të qartë, Bekteshi thekson:

“Opozita – Serbit i lëshoj pe për ‘Zajednicë’, kufinjtë i sakatuan. Vëllait ia zë udhën e fitoren ia quan disfatë!”

Me këtë deklaratë, Bekteshi nënvizon hipokrizinë që, sipas tij, karakterizon sjelljen e opozitës: e gatshme të bëjë kompromise me Serbinë, por armiqësore ndaj qeverisë dhe përparimeve që ajo arrin.