Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Familja e Haki Imerit: PDK-ja, një strukturë e organizuar kriminale – drejtësia po afrohet

 
   

Familja e veprimtarit të vrarë, Haki Imeri, ka reaguar fuqishëm pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për Partinë Demokratike të Kosovës, duke i cilësuar ato të vërteta të pamohueshme.

Sipas tyre, PDK-ja nuk ka lidership të vërtetë dhe është shndërruar në një strukturë të organizuar kriminale që, në emër të UÇK-së, ka kryer vjedhje, krime dhe shantazhe. Ata veçojnë SHIK-un si një nga mekanizmat më të errët të kësaj partie, i cili, sipas tyre, orkestroi dhunë kundër shqiptarëve që mendonin ndryshe.

Me Hashim Thaçin në krye, ngritën një ndërmarrje kriminale që linçoi kundërshtarët politikë dhe shkatërroi shoqërinë”, thuhet në reagim.

Familja Imeri shprehet se PDK vetë krijoi Gjykatën Speciale me synimin për të ndjekur kundërshtarët e brendshëm, por tash ajo po përballet me faktet dhe drejtësinë që, siç theksojnë ata, “nuk është më larg dhe as e verbër”.

Reagimi i plotë:

Miq,

-Kryeministri Kurti e tha qartë: PDK-ja nuk ka lidership.

-Ajo drejtohet nga një grusht njerëzish.

-Në thelb, është një strukturë e organizuar kriminale. Kosova e ka paguar shtrenjtë këtë.

-Në emër të UÇK-së, kanë vjedhur.

-Kanë bërë krime. Kanë zhvatur shtetin dhe shoqërinë.

-Sot, nën petkun e patriotizmit, shantazhojne , grabisin. Bertasin për UÇK-në, por nuk ishin atëherë dhe nuk janë as sot,te denje.

– UÇK-ja ishte ideale, këta janë një bandë mafioze..

-Një nga krijesat më të errëta të kësaj bande ishte SHIK-u.

-Ai u shndërrua në boshtin politik të PDK-së.

– Edhe fraksionet tjera brenda partisë nuk jane më pak kriminale.

-PDK-SHIK orkestroi dhunën politike kundër shqiptarëve që mendonin ndryshe.

-Me Hashim Thaçin në krye, ngritën një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

-Shkaktuan krime politike, ekonomike dhe shoqërore.

-Patriotizmin e përdorën si mbulesë. Etiketuan patriotët si tradhtarë dhe i linçuan. E nisën me Ibrahim Rugovën, e vazhduan deri te Albin Kurti.

-Historia do të shkruhet me fakte, jo me gojëdhëna. E vërteta do të dalë.

-E kemi te qarte se vetë PDK-ja, me veglat e saj, themeloi Gjykatën Speciale.

-Me shpresën për të goditur kundërshtarët e Thaçit.

-Por ajo gjykatë u udhëhoq nga faktet. Dhe ata ranë në kurthin që ngritën vetë.

-Tash presim ndriçimin e plotë të krimeve që mbulon mandati i Gjykatës Speciale.

-Drejtësia nuk është më larg. Dhe as e verbër.