
Të premten, më 4 korrik, do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga gjenerata 2025.
Ceremonia do të zhvillohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 10:00.
“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për media të FSK-së.
Detaje tjera nuk u dhanë.