Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës në Kosovë

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Kosovës, Phrommes Bhaholpolbhayuhasena.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Bhaholpolbhayuhasena dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. Ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Tajlandës, duke e cilësuar atë si një raport të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta.

Ndërsa, ambasadori Bhaholpolbhayuhasena shprehi gatishmërinë për të punuar drejt thellimit të bashkëpunimit midis dy shteteve, gjersa e uroi Presidenten Osmani për organizimin e sivjetëm të Forumit Ndërkombetar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku mori pjesë edhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Tajlandës, Lalivan Karnchanachari.

“Në takim, Presidentja rikujtoi vizitën e saj në Tajlandë në vitin 2022, në shënim të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si një moment kyç në thellimin e partneritetit mes dy vendeve. Ajo nënvizoi se vendimi i Tajlandës për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së shkëmbimeve ekonomike e kulturore midis shteteve, bizneseve dhe popujve tanë”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Osmani riafirmoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të avancuar më tej raportet dypalëshe me Mbretërinë e Tajlandës, në frymën e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë.