
Jehona Lushaku dhe Paris Guri, deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ishin të ftuar në “Pressing”, të enjten.
U shprehën që LDK-ja nuk e sheh veten fajtore për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi LDK-ja ka dalë me një propozim – duke iu referuar Qeverisë së Unitetit.
Po ashtu shprehën se LDK-ja ka 20 vota kundër për secilin kandidat të VV për kryeparlamentar.
“Ne e kemi bërë propozimin më të mirë për situatën. Nuk kemi parë ndonjë propozim tjetër”, tha Lushaku.
“Qeveria e Unitetit mundet me pas kritika edhe prej partive tjera, por përderisa është propozimi i vetëm në tavolinë është propozimi më i mirë”, tha Guri.