Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj uron SHBA-në në Ditën e Pavarësisë: Një aleate historike, mike e pazëvendësueshme për Kosovën

 
   

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.

Me këtë rast, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan në këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e marrëdhënies së Kosovës me SHBA-në, duke i quajtur ato një aleate historike dhe një mike të pazëvendësueshme për vendin.

“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!”  ka shkruar Haradinaj.