Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi

 
   

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, ka zhvilluar takime të rëndësishme në Bruksel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në mesin e takimeve, Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, si dhe me raportuesin e përhershëm për Serbinë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe raportuesin për Kosovën, Riho Terras.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutuan zhvillimet e fundit në rajon, ndërsa Ziadeh theksoi edhe një herë mbështetjen e UNMIK-ut për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi:

SRSG Caroline Ziadeh zhvilloi takime produktive në Bruksel, përfshirë me z. Peter Sørensen, Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, z. Tonino Picula, Raportuesin e Përhershëm të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për Serbinë, dhe z. Riho Terras, Raportuesin e Përhershëm të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për Kosovën. Ajo diskutoi zhvillimet më të fundit dhe rikonfirmoi mbështetjen e UNMIK-ut për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.