Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli njofton se një raketë është lëshuar nga Jemeni drejt tyre

Ushtria izraelite njoftoi se ka interceptuar një raketë të lëshuar në mëngjesin e së dielës nga Jemeni, ndërsa sirena për sulme ajrore u aktivizuan në disa zona të Izraelit, raporton Anadolu.

Megjithatë, ushtria nuk ka dhënë detaje për zonat e shënjestruara apo për dëmet eventuale. Grupi Houthi i Jemenit, i cili ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit që nga rifillimi i sulmeve në Gaza në mars, nuk ka komentuar menjëherë lidhur me këtë incident.

Që nga nëntori 2023, Houthit kanë synuar edhe anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik, duke shprehur mbështetje për palestinezët në Gaza, ku deri tani mbi 57,300 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite.