Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Orari i punës në Komunën e Prishtinës zgjatet deri në ora 17:00

Nga nesër, për shkak të fluksit të shtuar, Kryeqyteti Prishtina zgjat orarin e punës në disa shërbime komunale deri në ora 17:00 (E hënë – E premte, 08:00 – 17:00).

Sipas njoftimit orari i ri përfshin sportelet në Komunën e Vjetër dhe Komunën e Re, si dhe Bashkësinë Lokale – Lagjja e Muhaxherëve.

Kjo masë është për t’ju shërbyer më mirë dhe për t’u siguruar dokumentet e nevojshme.