Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Halil Geci reagon ashpër ndaj Lutfi Hazirit: Është në panik, e ka kuptuar se…!

 
   

Halil Geci ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Lutfi Haziri, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai në një shkrim në Facebook, tha se po e vrejnë fundin politik dhe për këtë Hazirin e ka kapluar paniku.

“E ka kuptuar mirë se vota e këtij populli do të jetë ndëshkim i merituar sapo t’iu jepet rasti në kutitë e votimit”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Bojkotuesit po iu tremben zgjedhjeve, fryma e popullit po i këput nga themeli!

Kur e nuhasin fundin, fillojnë me pordhë politike, s’ka shpëtim për sabotuesit e shtetit!

Ka filluar me iu kujtua disa zuzarëve të opozitës, si Lutfi Haziri, se po afrohen zgjedhjet, dhe ia ka nisë me i rrjedhë ventilli nga frika. E ka kuptuar mirë se vota e këtij populli do të jetë ndëshkim i merituar sapo t’iu jepet rasti në kutitë e votimit.

E tash po mundohet me e mbushë kavanazin me pordhë politike, por kot e kanë: populli e di shumë mirë kush ishin bojkotuesit e shtetit dhe kush i vunë gurë në rrotat e zhvillimit.

Lutfi Haziri, i kapur nga paniku, po thotë:

“Unë s’jap votë për shpërndarje të Kuvendit, Kosova nuk ka komoditet me shku në zgjedhje.”

Por Gacaferri ia kthen qartë:

“Ke me dhon, ke me dhon – bile edhe me vet a po doni mo!”

Bytha e Lutfis, thotë Luan Gacaferri, ka muaj që “po e luan Luanin” në parlament, duke e ditur se as për minj politik nuk janë. Dhe kur të vijnë zgjedhjet e jashtëzakonshme – do të shihet qartë se ku do të përfundoni. Sepse ndryshe nuk e meritoni!

Zgjedhja e vetme për ta është të shkojnë te Devollët, ndoshta ua bëjnë “çarin” thotë Luani!