
Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut në Lipjan.
Ai përmes një postimi në Facebook i bëri thirrje për reagim ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa kërkoi edhe të informojë më detajisht opinionin publik mbi rastin.
Ndër të tjera, Gjinovi kërkoi nga Sveçla edhe të fillojë me reformën e policisë së shtetit, transmeton “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Ministri Xhelal Sveçla kur po ka policia aksione të suksesshme në veri, po poston e po jep informata e mendime. Krejt në rregull, shumë gjana pozitive janë meritë e tij. Por kur policia po rreh njerz të lidhun ose edhe po i vdesin në duar në rrethana të dyshimta, ish dashtë me postu, me na informu qaq sa din edhe ai e me marr qëndrim kundër dhunës dhe me ju çu mesazh policëve që dhuna nuk duhet ne qenë mjet i policisë.
Përndryshe ka nevojë për edukim masiv të policisë, nji pjesë e mirë e tyne janë joprofesional. Jom arrestu nja 30-40 her, dhe të shumtën e rasteve forca e përdorun nga ta u kon joproporcionale. Madje në kohën e regjimit të vjetër, kur na arrestojshin si aktivista të VV-së, na rrehshin me durë lidhë në “sallën e brifingut”. Xhelalin po ashtu. Tash është mirë Xhelali me inicu reformën e policisë në këtë drejtim.