Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Brahimaj për Deharin: E kanë gjet një fatkeq, gjyshin plak e kanë qitë aty

 
   

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun në asnjë rrethanë.

Para mediave, ai u shpreh i hapur për votim në rast se ndryshohet emri i kandidatit.

Pos kësaj deklarate, deputeti tutje tha se VV-ja nuk është e interesuar t’i bëjë numrat.

“VV nuk është e interesuar t’i bëjë numrat, në çdo seancë ka mungesë të deputetëve të kësaj partie, e kanë gjet një fatkeq, gjyshin plak e kanë qitë aty i cili nuk ka të drejtë me dalë prej rendit të ditës të cilën e ka bo kryesia e parlamentit paraprak.

Personalisht me këtë propozim që e ka VV nuk e votoj në asnjë rrethanë, në Aleancë ka demokraci, unë këtë person nuk e votoj”, u shpreh Brahimaj