Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjenerali Irican dhe Murin diskutojnë rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

 
   

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Brigade Cahit Irican, ka pritur Shefin e Shtabit për Operacione të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Sllovake, Gjeneral Brigade Ferdinand Murín, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.

Gjatë takimit, Irican ofroi një pasqyrë të gjerë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Duke theksuar rëndësinë e rolit të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe inkurajimin e një dialogu politik konstruktiv.

Në këtë rast, Zëvendëskomandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin e trupave sllovake në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët e Kosovës.