Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit

 
   

Sot për herë të 45 me radhë, deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen për të konstituar përbërjen e re parlamentare.

Deri më tani nuk ka arritur të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare, përkundër se dështoi disa herë në votim të hapur, duke shkuar më së shumti në veç 57 vota.

Megjithatë, tash VV po insiston në votim të fshehur për kryetarin e Kuvendit, ide të cilën s’po e përkrah opozita, e cila thotë se kjo s’lejohet sipas vendimit të Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se seancat për konstituimin e Kuvendit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje nuk po heqë dorë nga propozimi për krijimin e komisionit për votim të fshehtë.

Nuk pritet që sot të ketë farë ndryshimi, teksa afati 30-ditor i vendosur nga Kushtetuesja po shkon drejt javëve të fundit.