Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq përkujton Srebrenicën pa përmendur gjenocidin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sot në 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, duke  shprehur ngushëllime për familjet e viktimave boshnjake por duke mos përmendur gjenocidin.

Përmes një postimi në platformën X, Vuçiq tha:

“Sot bëhen tridhjetë vjet që nga krimi i tmerrshëm në Srebrenicë. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por duhet ta ndryshojmë të ardhmen. Edhe një herë, në emër të qytetarëve të Serbisë, shpreh ngushëllime për familjet e viktimave boshnjake, i bindur se një krim i tillë nuk do të ndodhë më kurrë.”

 

Tags: