Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Siç raporton Top Channel, një 18-vjeçar i cili po drejtonte automjetin që u aksidentuar, dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe si pasojë, vetura ka dalë nga rruga.

Të lënduar mbetën vetë drejtuesi dhe një pasagjer tjetër.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Tags: