Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Euro-Med bën thirrje që Trump të ndiqet penalisht për vrasjen e kërkuesve të ndihmës në Gaza

Monitori i të Drejtave të Njeriut Euro-Med ka bërë thirrje që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump të përballet me ndjekje penale për siç thuhet, bashkëpunim në gjenocid për mbështetjen e tij ndaj mekanizmit të shpërndarjes së ndihmës GHF në Gaza.

Në një deklaratë , organizata me seli në Gjenevë u bëri thirrje organeve ndërkombëtare që ta mbajnë Trumpin përgjegjës për mbështetjen e GHF-së në Gaza, e cila operon në vende ku qindra palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që kur ato filluan të vepronin në fund të majit.

Grupi i monitorimit tha se dëshmitë nga terreni treguan përfshirjen e kontraktorëve privatë të sigurisë amerikane dhe ushtarëve izraelitë në sulmet ndaj kërkuesve të ndihmës.

Aty thuhej se administrata e Trump kishte ofruar gjithashtu “një ombrellë mbështetjeje gjithëpërfshirëse ushtarake, financiare, politike dhe diplomatike” për luftën e Izraelit në Gaza./Al Jazeera/