Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Vlorë

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës mesditën e kësaj të diele.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në një thellësi prej 4.4 kilometrash, shkruan A2CNN.

Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.