Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump përmend sërish Kosovën: E zgjidhëm konfliktin me Serbinë

Presidenti amerikan Donald Trump sërish e ka përmendur Kosovën.

Ashtu sikurse herave të  fundit, Trump thotë se arriti ta ndalë një luftë midis Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata presidenti amerikan i bëri gjatë takimit që pati me sekretarin e Përgjitshëm të NATO-s, Mark Rutte në Uashington.

“Kemi qenë të suksesshëm në zgjidhjen e çështjeve të luftës… India -Pakistani, e kemi zgjidhur me Kongon dhe Ruandën, një konflikt që ka zgjatur për 30 vjet…Serbinë dhe Kosovën e kemi zgjidhur , diçka që do të ndodhte”, ka thënë Trump.

Trump gjatë takimit me Rutten njoftoi se SHBA-ja do të rrisë furnizimet me armë për aleat të evropianë dhe se këto vende do t’i dërgojnë më pas armët në Ukrainë.

Teksa Rutte përmendi Gjermaninë, Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë si vende që tashmë kanë shprehur interes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se presidenti amerikan ia dha shans presidentit rus Vladimir Putin për të qenë serioz sa i përket një marrëveshjeje me Ukrainën.

“Ti me të vërtetë ia dhe atij një shans për të qenë serioz dhe për t’u ulur në tryezën e negociatave për një marrëveshje. Ne të gjithë u munduam ta ndihmonim atë për këtë”, ka thënë Rutten.

Skema që vendet evropiane të paguajnë për armët e prodhuara në SHBA që do të dërgohen në Ukrainë u propozua nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë samitit të NATO-s dy javë më parë.

Tags: