
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qasjen e Vetëvendosjes në raport me krizën politike.
“Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe ambicia e Albulena Haxhiut,” u shpreh ajo.
Çitaku theksoi se PDK nuk i ka ikur asnjë takimi dhe ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim, por sipas saj, koha e fjalëve ka kaluar.
“Nëse Kurti vazhdon ta përdorë kryeneçësinë si instrument politik, takimet janë të kota. LVV nuk ofron zgjidhje, por nënshtrim – dhe PDK nuk do t’i nënshtrohet liderit suprem,” tha ajo.
”’PDK asnjëherë nuk iu ka ikur takimeve, gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe konstruktivitet. Por fatkeqësisht tashmë ka kaluar koha e fjalëve, është koha e veprimeve. Ne mund të takohemi pafundësisht mirëpo nëse Kurti diktatin dhe kryeneçësinë vazhdon ta shndërrojë në instrument politik, atëherë takimi është i kotë. Ne nuk i kemi ikur asnjë lloj takimi. Është për keqardhje mënyra sesi po e trajtojnë kuvendin e Kosovës. LVV nuk e ka ofruar asnjë zgjidhje, ata kanë ofruar nënshtrim dhe PDK nuk i nënshtrohet diktatit të liderit suprem”, tha ajo.