Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

OSBE i reagon Qeverisë: Respektoni Gjykatën Supreme, gjyqësori është shtylla e demokracisë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas kritikave të Qeverisë ndaj Gjykatës Supreme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor si një prej shtyllave kryesore të demokracisë.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare, OSBE-ja nënvizon se respektimi i vendimeve të Gjykatës Supreme dhe asaj Kushtetuese është thelbësor për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

“Pavarësia dhe integriteti i gjyqësorit përbëjnë gur themeli të sistemit demokratik të Kosovës. Respektimi i vendimeve të gjykatave më të larta është i domosdoshëm për një shtet të së drejtës”, thuhet në deklaratë.

Organizata ndërkombëtare shpreh gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës në avancimin e praktikave demokratike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

“OSBE-ja mbetet e përkushtuar të ndihmojë institucionet vendore në ndërtimin e një sistemi të drejtë, funksional dhe të besueshëm për të gjithë qytetarët”, përfundon reagimi.

Tags: